“Rama la shkollat pa fëmijë dhe shtëpitë bosh”, Berisha nga Dibra: Të ndajmë Shqipërinë nga diktatura dhe mjerimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin përmbyllës në Qarkun Dibër, pasi përgëzoi banorët për pritjen madhështore, u tha atyre se më 11 maj është takim me historinë.

Berisha akuzoi Edi Ramën se në Dibër la shkollat pa fëmijë dhe shtëpitë bosh, prandaj më 11 maj u bëri thirrje të ndajnë Shqipërinë nga diktatura dhe mjerimi.

Pjesë nga fjala e Berishës në Dibër:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta dibraneve dhe dibranëve fisnikë, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë entuziazëm, për këtë dritë të fitores historike të opozitës shqiptare më 11 Maj të vitit 2025.

Mirënjohje të pakufishme për mbështetjen e çmuar, qëndrimin tuaj, të paraardhësve tuaj, në anën e drejtë të historisë, në anën e Shqipërisë, në anën e kombit.

Të dashur miq, u mblodhëm sonte në këtë miting, mitingu i fitores, mitingu me të cilin ju përcillni nga ky bulevard historik, që mban emrin e një burri të shquar të kombit, Elez Isufit, mesazhin e dashurisë për Shqipërinë dhe kombin.

Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga një e keqe e madhe që kaploi Dibrën, Matin mbarë Shqipërinë këto 12 vite.

Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga Pashiqi shqiptar, shqipfolës, i cili u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre.

Çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë.

Me 11 Maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve.

Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë.

Të dashur miq, Fatbardha, mësuesja e nderuar, tha këtu se Edi Rama, e la në Dibër shkollën pa fëmijë, shtëpinë bosh. Do shtoja me një dhimbje të madhe, shkollën pa fëmijë, shtëpinë pa fëmijë dhe djepin bosh.

Kurrë ndonjëherë si komb, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi nuk ka ka boshatisur ne në këtë mënyrë.

Po vij nga Mati, një matjane e zonja, e aftë, e shkolluar mirë, por që ka ardhur të punojë për Matin dhe Shqipërinë, njoftoi se Mati vitin që kaloi kishte 13 lindje. Erseka në një vit pati vetëm një lindje.

Kurrë ndonjëherë ne nuk jemi boshatisur në këtë mënyrë.

Çfarë ndodhi me ne?

12 vite miqtë e mi, lëvizjen e lirë, këtë të drejtë madhore të çdo qytetari, Edi Rama e përdori për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria.

Edi Rama me regjimin e tij përdori kundër shqiptarëve armët më të egra të regjimeve më çnjerëzore. Përdori varfërinë, mjerimin, papunësinë, skamjen për të boshatisur Dibrën, Matin dhe Shqipërinë.

Edi Rama qeveris për 12 vite. Kur erdhi në pushtet, Dibra dhe dibranët, Shqipëria dhe shqiptarët shtoheshin. Rrogat e tyre, pensionet e tyre rriteshin çdo vit. Bizneset e tyre, fermat e tyre zgjeroheshin vit pas viti.

Shqiptarët së bashku me dashurinë për Shqipërinë, dhe dibranëve për Dibrën, u ecte shpresa për një ditë gjithnjë e më të mirë.

Kurse Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve. Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori.

Miq, çdo vit dhe më shumë, i zhyti shqiptarët në varfëri gjithnjë e më të madhe.

Pensionet e tyre u ngrinë, rrogat e tyre u ngrinë, çmimet u rritën me 200 përqind.

Sofrat u përgjysmuan. Të rinjtë dhe kush mundi mori rrugët e dheut për të mbijetuar.

Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera.

Fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri..

Krijoi një racë qeveritarësh që nuk duan t’i dinë as për ilaçe, as për pensionistë dhe as për të rinjtë.

Lajme të tjera |  Rama mesazh demokratëve: Nëse nuk votoni dot 5-ën, mos dilni fare më 11 maj. Mos u merrni me bufin, se ai ka rrëshqitur, s'është në metro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us