Rama mbledh kandidatët për deputetë në një ambient privat: Mos shani njëri-tjetrin! Po na dëmtoni në zgjedhje

E nisi mëngjesin e kësaj të shtune duke lajmëruar se ka anuluar çdo takim për fushatë për shkak të zisë kombëtare pas vdekjes së Papa Françeskut, por kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje në një ambient privat. Mësohet se takimi është zhvilluar paradite me kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, në një ambient privat në kryeqytet.

Nga të dhënat që raportohen, fokusi ka qenë te vota e emigrantëve dhe kryeministri Rama u ka kërkuar kandidatëve që të organizohen me kontaktet e tyre në diasporë për të bërë të mundur që shqiptarët jashtë vendit të votojnë, sidomos aty ku është përqendruar numri më i madh i tyre Itali dhe Greqi.

Lajme të tjera |  Chris LaCivita publikon foton në krah të Donald Trump: Gjithçka filloi shumë kohë më parë në…

Një tjetër pikë ku është ndalur i pari i qeverisë është marrëdhënia e kandidatëve socialistë me njëri-tjetrin. Kryesocialisti është shprehur se i gjithë fokusi duhet të jetë tek numri “5” dhe se çdo konflikt i brendshëm do të dëmtojë vetë ata.

Ofendimet ndaj njëri-tjetrit, sipas kryeministrit Rama bëjnë që vota të mos hidhet në kuti për Partinë Socialiste por që të pezmatojë qytetarët e të penalizojë maxhorancën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us