Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në Durrës.
Kështu pati bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së fundit që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Në mbledhjen e Asamblesë, zhvilluar më 11 shkurt, ku u etiketua edhe si një nisje reale e fushatës 2025, Rama tha se kishte qasje vetëkritike nga eksponentët e majtë.
“Jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje, pasi kanë dalë shumë gjëra për t’u marrë parasysh. Kemi miratuar planin e veprimit për 15 shkurt 15 mars. Më 16 mars mbledhim Asamblenë Kombëtare”, tha ai.
Kryesocialisti theksoi se “do të rihyjmë në proces për zgjedhjet”.
“Nga 15 prilli do të përgatitemi për procesin me një anëtar një votë. Kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore”, tha Rama.
Ai shtoi se “kemi konstatuar me kënaqësi mbi 55 mijë anëtarë të PS.
“Ka pasur problematika me organizimin se ka pasur lëvizje demografike nga brenda jashtë dhe nga jashtë brenda. Ka pasur anëtarësime të reja, po nuk ka qenë ky objektivi i kësaj faze. Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, qeveria dhe PS sepse pakënaqësia më ka veçuar përpara dhe shyqyr që kemi pakënaqësi”.