Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e qarqeve në kuadër të rienergjizimit të PS. Mbledhja ka nisur në orën 08:30. Fokusi do të jetë tek analiza e punës së tyre në qarqet përkatëse.
Më herët, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Rama u la porosi drejtuesve të qarqeve dhe deputetëve anëtarësimet e reja në parti. Lidhur me këtë selia rozë ka nisur një fushatë anëtarësimesh. Synohet që me këtë fushatë, Partisë Socialiste t’i shtohen 50 mijë anëtarë të rinj.
Prioriteti i dytë i shpallur nga Rama, në mbledhjen e asamblesë së 17 Marsit, është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.
Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin.