Rama mbledh qeverinë dy ditë në Lezhë, çfarë pritet të diskutohet

Pas pushimeve të fundvitit është koha e bilanceve dhe shpallja e prioriteteve dhe sfidave. Për këtë shkak qeveria Rama do të nisë të martën një mbledhje dyditore në qytetin e Lezhës me praninë e të gjithë ministrave, sekretarit të përgjithshëm të Partisë Blendi Klosi, si dhe kreut të grupit parlamentar Bledi Çuçi.

Mbledhja do të drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama, ku dhe do të shpallen prioritetet që socialistët do të kenë gjatë këtij viti paraelektoral. Një prej sektorëve më të rëndësishëm të qeverisë mbetet ai i turizmit, i cili edhe përgjatë këtij viti do të marrë një vëmendje të veçantë.

Sa i takon ndryshimeve në qeveri nuk pritet që të ketë, ndërsa freskimi i fundit i kabinetit është bërë në muajin Shtator. Në mbledhjen e asamblesë së socialistëve, Rama vendosi për ndryshime në 6 ministri, një pjesë e emrave u ricikluan, ndërkohë që risia ishte shtimi i portofolit për Ministrinë e Pushtetit Lokal, që po drejtohet nga Arbër Mazniku

Lajme të tjera |  'Plas' mes ish-çiftit! Kryemadhi: S'më intereson Meta, informohet nga Blushi! Kreu i PL: “Zeqine” e SPAK

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us