Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvicër në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili do të zhvillohet në Davos. Forumi i vitit 2025 ka misionin për të bashkuar qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës. Në forum do të marrin pjesë rreth 3 mijë liderë nga 130 vende të botës, mes tyre 350 janë krerët e qeverive, përfshirë dhe 60 kryetarë shtetesh për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.
Ky është takimi i 55 i Forumit të Davos, i cili mblidhet çdo vit me temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, ku diskutohet rreth problematikave, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Rama është pjesëmarrësh në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe panelist në sesione të ndryshme që synojnë të nxisin një frymë bashkëpunimi dhe optimizmi konstruktiv me objektivin e formësimit të Epokës Inteligjente të ardhshme, në një mënyrë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Kryeministri gjithashtu do të takohet përgjatë 3 ditëve të Forumit me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse në Forum.