Rama, mesazh kandidatëve socialistë: Kokën lart, nuk ka humbës, por vetëm fitues

Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, kryesocialisti Edi Rama ka dërguar një mesazh falënderues në grupet e strukturave socialiste, duke falënderuar të gjithë kandidatët e mazhorancës.

Rama e cilëson këtë betejë politike si një eksperiencë të paharrueshme dhe falënderon të gjithë anëtarët e PS-së për angazhimin e tyre.

“Rezultati i përbashkët do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë, si një sukses krejt i veçantë”, shkruan ai.

Rama përgëzon veçanërisht ata që dhanë gjithçka në terren, duke e quajtur kontributin e tyre një forcë të shtuar për Partinë Socialiste në çdo cep të vendit. Ai uron “me zemër” të gjithë ata që kanë fituar mandate në legjislaturën e re, ndërsa për kandidatët që nuk arritën të sigurojnë një vend në Kuvend, Rama shpreh mirënjohjen për përkushtimin e tyre dhe nënvizon se “kontributi i tyre mbetet thelbësor për sfidat që vijnë”.

“Duhet të jenë jo vetëm krenarë për pjesën e tyre të çmuar në fitoren e PS-së, por edhe të bindur se kontributi i tyre do të jetë i nevojshëm në rrugën e integrimit europian”, thekson ai.

Lajme të tjera |  Mustafaj: Po iku Berisha, partia futet në kaos. Deputetët të lënë postet partiake, Alimehmeti në garën për Tiranën si kryebashkiak

Në fund, Rama jep mesazhin se në këtë proces nuk ka të humbur: “Këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues!”

Ai uron që çdo anëtar i PS-së të gjejë pak kohë për të pushuar pranë familjes, duke e mbyllur me premtimin për një mbledhje të përbashkët në të ardhmen, “jo për një festë të madhe, por për shijen e një gëzimi të merituar familjar”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us