Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e vendit ku do të ndërtohet aeroporti i ri turistik i vendit në Gjirokastër. Aeroporti do të ndërtohet në fushën e vjetër ajrore të Gjirokastrës. Sipas kreut të Qeverisë pritet që gara të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij vit.
POSTIMI I RAMËS:
MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera në zonën Sarandë-Gjirokastër me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë.