Rama ndërron inspektorin e përgjithshëm në Shërbimin Sekret, largohet pas 10 vitesh Suela Bedeni

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Suela Bedeni është larguar nga posti i inspektorit të përgjithshëm në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Bedeni është larguar pas më shumë se 10 vitesh në këtë detyrë, ndërsa në vend të saj është emëruar juristi Blend Çobani.

Vendimi:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë  28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Lajme të tjera |  Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 trondit Kretën, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros

2. Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Rama ndërron inspektorin e përgjithshëm në Shërbimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us