Rama në Bruksel: Duam të jemi pjesë e Parlamentit Europian, pa të drejtë vote

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare ne Bruksel, ku dha dhe një konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke.

Në konferencën e përbashkët, Rama tha se shumë shpejt të ngrihet një Komitet i Përbashkët Konsultativ për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehur gatishmërinë për të bërë gjithçka në funksion të përshpejtimit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Kështu që me këtë Komitet të Përbashkët Konsultativ do kemi edhe një mekanizëm tjetër të dialogut, me Komitetin Ekonomiko-Social. Ne jemi vërtetë të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Rama tha se qeveria shqiptare ka kërkuar që të jetë e pranishme në Parlamentin Europian, jo me deputetë por me ekipe mbështetëse, pa të drejtë vote.

Lajme të tjera |  Nga uji i pijshëm tek parkimet në Vlorë, Rama: Të gjithë në terren! Iku koha kur problemet zgjidheshin në kafe

“Po kërkojmë të jemi të pranishëm në parlamentin europian, jo me eurodeputet me të drejtën e votës, por me ekipe që të jetë më të përgatitur, për të pritur pastaj eurodeputetët në të ardhmen. Ne kërkojmë të bëhemi pjesë e këtyre organeve jo për para, por për ekspertizën, që të kuptojmë se kush është e ardhmja kur të bëhemi shtet anëtar”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us