Partia Socialiste feston sot 34-vjetorin. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, u shpreh se ka shumë rëndësi harmonizimi i eksperiencës me prurjet e reja.
Kryeministri gjithashtu shtoi se skuadra e Partisë Socialiste ka treguar që është e jashtëzakonshme.
“Shpërndarja më e mirë e peshës së përfaqësimit në çdo territor që i japin kësaj skuadre mundësinë që të përballojnë me sukses peshën e madhe që do të duhet të mbajnë në këto vite, kur parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit. Unë besoj që si rezultati i mirë-organizimit dhe të një beteje të bërë me përkushtim kemi edhe një skuadër mbështetëse, premtuese në të gjitha njësitë administrative dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë gjithë këtyre muajve në mbështetje të grupeve të kandidatëve për deputetë. Vlerat kryesore janë burimet e veta njerëzore”, tha ai.