Rama: Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi

Partia Socialiste e Shqipërisë feston 34-vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i saj, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në këtë përvjetor u shpreh se socialistët nuk lodhen së fituari pasi janë gati të marrin përgjegjësi për të adresuar sfidat, që ka vendi.

Ai theksoi se kjo ditëlindje është e jashtëzakonshme, pasi shqiptarët i besuan për herë të katërt radhazi mandatin qeverisës.

“Ditëlindja bëhet e veçantë pasi vjen pas një fitore domethënës të PS. Një fitoreje, e cila vjen me një përgjegjësi. Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe se reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë.

Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushte kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendit dhe për ta integruar vendin në BE brenda kësaj dekade.

Nuk ka arsye më të fortë dhe domethënie më të madhe lidhur me përgjegjësinë se sa ky objektiv, i cili është objektiv sa i arritshëm dhe tejet i vështirë për t’u arritur, objektiv i afërt, aq dhe jashtëzakonisht i lidhur me sa shpejt sa ne jemi në gjendje të përmirësojmë çfarë është për të përmirësuar dhe të përmbushim se çfarë duhet përmbushur.”, tha ai.

Lajme të tjera |  Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re, është e jashtëzakonshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us