Rama në Shkodër: Biznesi i vogël, taksë zero deri në 2029! 700 milionë euro i janë lënë biznesit, nuk janë marrë në arkën e shtetit

Kryetari i PS Edi Rama, gjatë takimit me sipërmarrësit e vegjël në Shkodër, tha se synojnë që të sjellin edhe industrinë ushtarake në zonë.

Rama theksoi gjithashtu se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa.

Ai u shpreh se janë rreth 700 milionë euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit.

“Sot vlera e pronës në Shkodër është më e lartë sesa ditën kur Beneti u bë kryetar bashkie po kjo lidhet me këto ndërhyrje dhe me perspektivën dhe sensin e të nesërmes ku ti nuk jeton mes plehrave, në zymtinë e përgjithshme siç ishte Shkodra dhe kur sheh gjëra që marrin jetë e ndryshojnë. Dhe tjetra që është interesante është rritja e volumit të kërkesave për ndërtim në Shkodër.

Ishte një periudhë që ndërtimi në Shkodër ‘mbaroi’. Sot ne kemi edhe në Këshillin Kombëtar kërkesa për ndërtim, që do të thotë se tregu ka filluar të lëvizë pa llogaritur Velipojën. Flas për qytetin. Në Velipojë janë një sërë kërkesash shumë ambicioze për të kaluar në një nivel tjetër të turizmit me 5 yje.

Jemi në diskutime për të sjellë edhe një element të industrisë ushtarake në Shkodër, në periferi, që do të ishte mirë për punësimin, por edhe për profesionistët e rinj sepse nëse për industri ne kemi një ekstrem nga njëra anë të historisë së tranzicionit që ishin fasonët, industria ushtarake është ekstremi tjetër sa i përket nivelit të përgatitjes dhe shpërblimeve për punonjësit.

Lajme të tjera |  Lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra dhe magnituda

Për ta mbyllur me biznesin e vogël, besoj se në këtë pikë nuk ka asgjë për të shtuar se është i vetmi biznes i vogël në rajon,  me taksa zero. Dhe me tavanin 140 mijë euro, me taksa zero. Janë tarifat e bashkisë, por flasim për taksat qendrore. Deri në 2029 do të qëndrojë zero.

Po t’i bësh llogaritë janë një shumë e konsiderueshme, rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk janë marrë në arkën e shtetit. Pa llogaritur 140 mln euro në vit që i janë lënë punonjësve me ndryshimin e regjimit fiskal nga taksa e sheshtë me 10 përqind në atë progresive.

Lajme të tjera |  Shtëpi, banesa, vetura e para në banka: Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?

Do të vazhdojmë kështu me biznesin e vogël, edhe tavanin s’ke prekim. Edhe sistemi do të mbetet njësoj, deri në 100 mijë euro do të jetë pa TVSH, mbi 100 mijë euro fillon TVSH. Jemi duke punuar për një ide të re për të krijuar një periudhë lehtësie atyre që kalojnë mbi 140 mijë, pra t’u japim mundësinë që të deklarohen më shumë dhe të mos gënjejnë. Duke dhënë këtë mundësi që të deklarojnë, për çfarë deklarojnë mbi 140 mijë, të paguajnë 5 përqind tatim”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us