Rama nga Gjirokastra: Paga mesatare e grave nga 300 euro në 820 euro në 2023, eksportet arritën në 9 miliardë

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Gjirokastër vijoi me prezantimin e arritjeve gjatë qeverisjes.

Rama u ndal te pabarazia gjinore ku sipas renditjes së OKB-së, Shqipëria ka qenë në vendin e 83-të në vitin 2024 ndërsa në vitin 2023 renditet në vendin e 23-të në botë.

Ai pohoi se Greqia është në vendin e 73-të ndërsa Shqipëria në vendi e 23-të.

Në vijim, kreu i PS-së u ndal te efektet e kësaj arritjeje, ku papunësia te gratë nga 16.4% në 2013 ka rënë në 9.6% në 2024. Sa i përket pjesëmarrjes së grave në forcën e punës, Rama tha se ka qenë në 50.8%, sot ka shkuar 70%. Ndërsa paga mesatare  e grave 300 euro në 2013, 820 euro në 2023.

Sa i përket investimeve të huaja vendosur në kontekstin e rajonit, Kryeministri theksoi se Shqipëria ka nivelin më ta lartë të investimeve të huaja në Raport me Prodhimin e Përgjithshëm, ku 6.1% është në  rajon dhe 8% në Shqipëri. Ai theksoi se kjo shifër flet për besimin që ka krijuar vendi dhe për kapacitetin atraktiv për kompanitë.

Lajme të tjera |  Evi Kokalari: Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve, për lobimin e Berishës

Rama u ndal më tej te shifrat e eksporteve duke theksuar se Shqipëria që prodhonte gjithçka kishte më pak se 3 miliardë eksporte, Shqipëria që nuk prodhon asgjë ka më shumë se 9 miliardë eksporte në vitin 2024.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us