Rama nga Shkodra: Në 2013 shkollat nuk kishin shkumësa! Berisha: I vodhët, kishim dhe internet

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë përplasur sërish në distancë. Shaka është bërë një deklaratë e Ramës nga qyteti i Shkodrës, ku tha se në vitin 2013, shteti shqiptar rrezikonte falimentin, madje nuk kishin as shkumsa në shkolla.

Edi Rama: Shqipëria në 2013 ishte në fije prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat. Borxh ndaj kompanive ishte shumë i madh. Popuplli e ka shpëtuar vendin në fije të perit. Asnjë rrugë nuk kishte përfunduar, ishin tendera për të hapur gropa gjithandej e për t’u rënë daulleve se po punojmë. Nuk kishte shkumësa në shkolla, sepse nuk kishte më lekë. Invalidët nuk kishin marrë më asnjë lek, 40 mln euro i kishte shteti atyre dilnin me karroca e paterica në protesta po i mbysnin në dru.

Gjatë fjalimit të tij në Tropojë Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se në atë periushë shkollat kishin kompjuter me internet dhe vazhdoi duke akuzuar se i ka vjedhur Rilindja.

Lajme të tjera |  Ish-kryetarja e gruas së PL shfaqet krah Blendi Gonxhes: Bashkë për Tiranën!

Sali Berisha: Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us