Rama njofton tjetër rritje pagash, cilat kategori përfitojnë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gazetarët, ndërsa bëri dhe një bilanc për vitin që po lëmë pas.

Duke e cilësuar si një vit të mirë në aspektin ekonomik, Rama tha se diçka e tillë është jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë ndërkombëtar

Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi një tjetër rritje pagash për disa kategori, duke nisur nga qershori i vitit të ardhshëm.

Edi Rama: Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve, qoftë për rritjen e kontributeve qoftë edhe për pensionet që kanë arritur një rritje me vlerë 9 për qind. Në qershorin e vitit të ardhshëm do të kenë rritjen e parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Punonjësit e policisë, arsimtaret dhe mjekët do të kenë rritje.

Nga ana tjetër, ai u ndal tek turizmi duke e konsideruar prioritet dhe paralajmëroi se do t’u hapet rruga disa investimeve të rëndësishme

Edi Rama: Aeroporti i Tiranës është ngjitur në krye krah për krah me atë të Beogradit si aeroporti me numrin më të madh ët pasagjerëve në rajon dhe ndërkohë është aeroporti me rritjen më të lartë në gjithë klasifikimin e bërë nga Organizata e Aviacionit Civil në gjithë Europën.

Ne kemi hapur rrugën për një investim të rëndësishëm në Sarandë për portin e ri turistik dhe jemi në procesin e vlerësimit të një transformimi dhe të portit ekzistues ë Sarandës.

Janë mbyllur 37 projekte për furnizimin në 24 orë me ujë të 29 bashkive.

Eksportet bujqësore kanë vazhduar të rriten.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us