“Rama nuk e do votën e diasporës”, Basha: PD ka propozime konkrete

Kryetari i PD-së,  Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se vota e emigrantëve është një detyrim dhe se Edi Rama nuk e do një gjë të tillë. Sipas Bashës, PD është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.

Ai thotë se PD qe prej vitit 2016 është e angazhuar për këtë çështje, ndërsa thekson se vota e diasporës nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është përmbushje e një detyrimi ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

“Edi Rama nuk e do Votën e Diasporës! Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës. Angazhimi ynë që nga viti 2016 është që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë.  Vota e diasporës nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është përmbushje e një detyrimi ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit

Të vendosur që vota e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë në emigracion, të ketë peshë të plotë në vendimmarrje të rëndësishme politike”, shkruan Basha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us