“Rama nuk mundet me votë”, Ilir Vrenozi shpërthen në kritika ndaj PD: Të shtrëngojnë b*thët dhe të qëndrojnë si burrat…Nuk dalim në protesta

Ilir Vrenozi, një nga mbështetësit më të zëshëm të Partisë Demokratike, ka shpërthyer në akuza dhe zhgënjim ndaj drejtuesve aktual të opozitës,pas humbjes së zgjedhjeve në 11 maj.

Në një intervistë për Top Channel, Vrenozi kritikoi ashpër qasjen e opozitës dhe sidomos Sali Berishën.

“Rama nuk mundet me vote. Ankimime e kto gjërat…më vjen të vjell. Duhet një gjë ekstreme, e cila është…Kta thonë që të ngrihemi në protesta, prap ne ooo, prapë ne,joo joo. Njëherë të vetme të tregohen burra.

E patë që Spiropali u tall dhe i tha doktorrit ‘koha jote mbaroi’. Që tani filluan këta, po në shtator që të jenë 50 më pak, as nuk do i pyes Rama se nuk I duhet vota e tyre fare. Përse do venë këta në Parlament? Dua të rrinë në opozitë se u mësuar tani dhe ndoshta kanë qef të rrinë në opozitë.

Duhet të shtrengojnë b*thët e tyre dhe të hyjnë aty dhe të qëndrojnë si burrat, ne nuk dalim nga parlamenti, po këta kanë frikë. Një nga këta deputetët më tha ‘jo se Rama është budalla, të je aty të vdesësh’, por jo mo jo se s’të le njeritë vdesësh”, tha Ilir Vrenozi në një intervistë për TCH.

Lajme të tjera |  PD nëse nuk dëgjon elektoratin e vet por shkon pas Berishës deri në fund, do të zhduket

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us