Rama paralajmëron refuzimin e Athinës për integrimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me gazetarët, i ka kthyer një përgjigje Athinës zyrtare sa i përket pengesës për negociatat me BE-në për shkak të çëshjes “Beleri”.

Rama theksoi se qëndrimi i Athinës është i paarsyeshëm dhe çështjet bilaterale duhet të zgjidhen mes dy vendeve dhe të mos ndikojnë në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata, ku hyn në një fazë përfundimtare evropiane duke përfituar përditë nga transferimi i dijes së Bashkimit Evropian të pengohet, të vonohet se kanë një çështje bilaterale. Kjo pengesë është në njëfarë mënyre e paarsyeshme, dhe joevropiane në frymë. Historitë kanë qenë jo një e dy, por më shumë sesa një e dy. Nuk është rastësi dhe të gjitha këto raste vijnë nga zona e Ballkanit. Dallimi aktual mes nesh dhe Greqisë, nuk jam zgjatur, por kam theksuar se kjo është një çështje mes nesh që duhet ta trajtojmë mes nesh, është një çëshje që për sa na takon ne nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave. Greqia është një vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin dhe marrëdhëninen e fqinjësisë dhe të forcojmë miqësinë, duke bërë gjithçka që na takon ne. Duam të jemi një vend evropian në Ballkan”, u shpreh Rama.

Lajme të tjera |  Vaji i ullirit të Dumresë…Fermerët ankohen për çmimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us