Rama për kontratën e lobimit të PD: 7×7 u bë 6 milionë. Tre patriotëve nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot se kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kontratë e tre patriotëve nga e njëjta familje në Tropojë që duan ta mbrojnë Shqipërinë nga ai dhe nga qytetarët shqiptarë.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, ku prezantoi edhe një pasqyrë të arritjeve në disa fusha si dhe zhvillimit në këtë qark.

Rama ironizoi sërish kreun e PD-së, që sipas tij ka një aritmetikë që nga ajo e Lulzim Bashkës që bënte 7×7 baras 42, sot është 7×7 baras gjashtë milionë.

“7 x7 baraz 42 habiteshim, por nuk kishim parë gjë akoma se u bë 6 milionë tani me kontratat e patriotëve. Tre patriotë nga e njëjta familje në Tropojë, u lindi në zemër të shpenzojnë 6 milionë dhe të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju dhe të lobojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta”, tha Rama.

“Është e habitshme se si pastaj, shihja në raportet që më vijnë, se në kënetë thuhet se ca është 6 milionë. Kjo nuk është asgjë me çfarë ka bërë Edi Rama në qeveri, narkoregjimi. Domethënë është fundi ky”, pohoi Kryeministri.

Lajme të tjera |  Detajet nga ngjarja në Laç/ U qëllua me automatik në drejtim të një automjeti, të plagosur tre të rinj dhe një grua që shiste qirinj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us