Rama përqafon Zelensky-n në Davos, nënshkruajnë marrëveshjen e rëndësishme për sigurinë

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës.

Aty, Rama është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodomyr Zelensky, me të cilin ka nënshkruar edhe një marrëveshje në fushën e sigurisë.

“Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Detajet e kësaj marrëveshjeje nuk bëhen të ditura. Nisur nga lufta në Ukrainë, Rama ka deklaruar më herët rikthimin e indurstisë së municioneve luftarake në vendin tonë, në veçanti predha artilerie që mund t’i vijnë në ndihmë Ukrainës.

Lajme të tjera |  Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us