Rama rinovon grupin parlamentar: Nga 83 deputetë, 54 janë emra të rinj. Kush u largua

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë edhe për 4 vite të tjera. Kryetari i PS do të ulet në Kuvendin e ri në shtator me një grup parlamentar më të fortë, zyrtarisht vetëm një votë larg shumicës së cilësuar.

Nga mazhoranca, 29 socialistë rinovuan kontratën e deputetit, ndërsa 54 të tjerë do të ulen për herë të parë në Kuvend.

46 deputetë hynë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur.

37 socialistët që fituan garën në listën e hapur, kishin edhe një betejë personale për të kapur kuotat më të larta në renditjen e votës preferenciale.

Në top 10 e më të votuarve të PS, bien në sy kryesisht emra të rinj, si Sara Mile e Ceno Klosi, apo Arkend Balla që hyri në Parlament vetëm pak muaj më parë pas largimeve nga lista e PS.

Lajme të tjera |  Berisha refuzon të zbatojë Statutin dhe të dorëhiqet, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve: Farsë elektorale!

Blendi Gonxhja që ndodhej në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë është kandidati më i votuar në të gjithë Shqipërinë, duke marrë 24802 vota.

Dallojnë edhe dy deputetë veteranë si Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj. Senatori Braçe, edhe pse pak kohë në njësinë 5 në Tiranë, arriti të zinte vendin e dytë, ndërsa në diasporë tregoi që ishte më i votuari ndër të majtët.

Nga ana tjetër, 21 deputetë socialistë nga grupi aktual, ndonëse ishin pjesë e listave nuk arritën t’i mbijetonin garës së brendshme.

Votat e 11 majit larguan nga mazhoranca parlamentare emra të njohur të PS që nga Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Xhemaj Qefalia, Ermonela Felaj apo Blerina Gjylameti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us