“Aty thuhet që Veliajt ka bërë zv.ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por që të arrish në konkluzionin që zv ministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi, këtë mund ta bësh me dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit te shtetit, ose ta kesh të provuar bisedën. Ndërkohë që zv.ministrja e punës dhe çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish kryetarit të Kuvendit, mua personalisht, kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua që unë nuk e njihja. Kjo është e vërteta, si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë? Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë dhe nga ana tjetër, çfarë Klotilda tha është beteja e saj nuk është beteja jonë. Beteja jonë janë standardet, unë jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj”-u shpreh Rama.