Rama shkarkon live kryetarët e njësive administrative në gjithë Shqipërinë

Rama kërkon që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.

“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata.

Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.

Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës.

Të tjerët, mjafton të shohësh  si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim. Të henen te gjithe kryetaret e njesive administrative te jene te shkarkuar”, tha Rama.

Lajme të tjera |  Gazetari: Lirimi i Erion Veliajt nuk i rrezikon hetimet, provat mund t’i prishin edhe 6 të tjerët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us