Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll, ku gjatë fjalës së tij është ndalur te kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Bledion Nallbati.
Rama e quajti kandidatin demokrat si një “rrugaç”, pasi ky i fundit u përfshi në një sherr fizik me një shofer kamioni në Bilisht.
Edi Rama: Devolli kishte Dritëro Agollin. Para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skenë që tregon se ku ka rënë pazaret e opozitës në Shqipëri. Agolli ishte deputet i opozitës dhe fliste për të gjithë popullin. Ndërkohë që opozita ka sjellë një rrugaç. Nuk e di se në cilin rresht të Agollit do gjente vend, mbase te fjala kokëbosh dhe trangull. Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç? Është një grup rrugaçësh. Ju e dini mirë rrugaçin kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Si mund të shkosh nga Dritëri Agolli te një turp vendor këtu? Si mund të bëhet kjo punë.