Shqipëria do mikpritës të hënën më 16 qershor Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.
“Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP
Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shkruan Rama.
SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.
Ky forum bashkëpunimi rajonal synon forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis të gjithë Pjesëmarrësve nga Evropa Juglindore (EJL) dhe transformimin e këtij rajoni në një zonë paqeje, sigurie, stabiliteti dhe bashkëpunimi, me qëllimin kryesor integrimin e plotë të EJL-së në strukturat evropiane dhe euroatlantike.