Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë / Nga Arbana dhe Eduarti, te Tur Hyska me Orindën dhe ambasadorët e huaj, ja kush mori pjesë

Kryeministri Edi Rama ka shtruar sot iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, për besimtarët myslimanë dhe jo vetëm.

Në sallën e madhe të “Pallatit të Kongreseve” janë mbledhur këtë darkë qindra personalitete të larta nga politika por jo vetëm. Në tavolinat midis besimtarëve myslimanë, krerëve të institucioneve, janë edhe qytetarë të thjeshtë, efektivë të policisë së shtetit e deri te ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi bashkëjetesën fetare të shqiptarëve, si dhe falënderoi jo-besimtarët myslimanë që i janë bashkuar iftarit.

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë / Nga Arbana dhe

Efektivë të Policisë së Shtetit në darkën e iftarit

“Nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë, por lidhja me diçka të ngjashme, të cilës i vëmë emra të ndryshëm. Vakti i Iftarit nuk është një vakt i zakonshëm, është vakti i ndarjes së bukës. Ky muaj i madhërueshëm, lartësues. Për këdo që nuk i përket fesë islame, që nuk përshkon rrugën e adhurimit të përshkuar nga Profeti, pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete. Një lënie mënjanë e paragjykimeve, kryerja e një gjesti njerzillëku mes të ndryshmish në një hapësirë si kjo ku në vendin tonë, të qenit të ndryshëm në fe, nuk na ka bërë të grindur me njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera Rama.

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë / Nga Arbana dhe

Arbana Osmani me Eduart Grishaj, gazetarë e politikanë në darkën e iftarit

Mes personave të njohur, ka rënë në sy prezenca e moderatores Arbana Osmani Eduart Grishaj, Turjan Hyska me bashkëshorten Orinda Huta, këngëtari Bojken Lako i ulur në tavolinë me drejtorin e RTSH-së, Alfred Peza, tenori i shquar Kastriot Tusha, Manjola Nallbani e të tjerë.

Lajme të tjera |  “Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë" - Si e kam njohur unë Artan Lamen

Po ashtu në tryeza nuk mungojnë ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe në vendin tonë, si dhe krerët e besimeve të tjera fetare.

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë / Nga Arbana dhe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us