Me të njëjtat akuza sikundër në 2024-ën, Sali Berisha i është rikthyer kryeministrit Edi Rama edhe në nisje të vitit të ri.
Luftën e kundërshtarit të tij politik ndaj rrjeteve sociale e sheh jo vetëm si një akt censure ndaj opozitës, por edhe si një betejë me mullinjtë e erës, duke e krahasuar kreun e qeverisë me një ndër personazhet e Migel Servantes.
Më herët, Berisha ka reaguar edhe për vendimin e marrë nga qeveria lidhur me mbylljen për një vit të TikTok në vendin tonë, duke deklaruar se vendimi i parë që do të marrë pas ardhjes së demokratëve në pushtet do jetë hapja e aplikacionit.
Sipas kreut të opozitës nisma e ndërmarrë nga kryeministri Rama synon të godasë fjalën e lirë, pasi sondazhet thotë ai flasin për një rritje të audiencës së Partisë Demokratike në rrjetet sociale.