Rama sulmon sërish partitë e reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit.

Rama gjatë fjalës së tij përmendi edhe partitë e reja, që sipas tij janë krijuar për interesin e tyre dhe bëjnë premtime të cilat nuk do i mbajnë kurrë. Rama theksoi se ai dhe PS nuk bëjnë premtime po ata thonë atë që do bëjnë.

“Kur mblidhen 10 veta për të bërë një parti, mblidhen për interesat e tyre. Janë dhjetë veta dhe e kanë gojën aq të madhe dhe thua ku paskemi qenë ne. Partitë e vogla nuk janë vlerë për demokracinë.

Lajme të tjera |  Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama: SHBA, mjaftueshëm afër Shqipërisë, kam kohë që nuk i bëj lajm takimet me diplomatët

Në kushtet kur këneta ka marrë rrugën, atëherë dalin këto të tjerat dhe premtojnë. Ne nuk premtojnë, ne themi çfarë do bëjmë. Analizat bëhen me ministrinë e financave dhe ekspertët ndërkombëtare. Ekonomistin e kam specialistin e kancelares gjermane, 10 vjet atje kancelarë. Më ndihmojnë dhe mua se unë me aritmetikën e liceut” – u shpreh Rama. 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us