Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit. Me anëtarësimin në BE ne do të kemi Shqipëri të re

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”.

Ai po iu përgjigjet pyetjeve që i kanë adresuar në platformat sociale.

Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit! Të afirmojmë përkatësinë evropiane

“Ju lutem shumë është shumë e rëndësishme se ça do të mbjellim më 11 maj, për të tkorrur më në fund atë që presim prej dekadash dhe shekujsh.

Afirmimin e përkatësisë tonë evropiane dhe ndryshimin e statusit si vend, popull e individ këtu në mes të Evropës, ku me vendimin e 11 Majit, fuqinë e 11 majit dhe mbylljen e negociatave nuk do të jemi më thjesht me zakon, por edhe me ligj. Jo më evropianë të huaj me Evropën por të barabartë.Vlen në nivelin kombëtar, lokal, familjar dhe personal.

Me anëtarësimin në BE ne do të kemi Shqipëri të re. Ne shqiptarët do të kemi një shtëpi të re. Për ju që jeni në Greqi do të vijë për ne dhe për ju një pasa[portë e re, e paaportit të qytetarit evropian, pasaportë kuq e zi. Vota për ata që janë regjuistruar është një mund i vogël, por edhe kontribut i madh.

Pavarësisht vështirësive të kompanisë, tani janë shpërndarë mbi 90 përqind e zarfeve. Në ishuj mbaron sot mundësia për të dërguar votën, në gadishull ka akoma disa ditë. Mos e lini për ditën e fundit. Hapeni zarfin, vini shënimin te numri 5.”, shpreher Rama. 

Lajme të tjera |  Berisha në Durrës: Kriminelët elektoralë, Sako, Gjushi dhe kandidatët e tyre nuk do gjejnë vrimë miu ku të futen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us