Rama: Vitin e ardhshëm pensionistët do të marrin kartën e tyre

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga viti ardhshëm, pensioni i pensionistëve do të kalojë në bankë dhe nuk do të jepet në dorë. Duke folur në Kongresin e PS-së, Rama u shpreh se puna për këtë ka nisur dhe se pensionistëve do tu jepet një kartë e veçantë vetëm për ata. Po ashtu Rama tha se kartën mund ta përdorin kudo, në farmaci, kafe apo dhe supermarkete.

“Pensionistët nuk na kanë borxhe, por ne ua keminjë  borxh. Një tjetër turp i PS, pensionistët marrin pensionet me zarf. Dhe lindin grupet e organizuara që mernin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionisti. Pastaj janë zarfet shkojnë me korrierë, paguhen pafund korrierë. Në 2024, ne pensionistëve do t’u japim kartën e tyre dhe do ta fillojmë tani projektin pilot. Pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe nuk do t’ua prekë paratë askush. Këtë do ta shtrijmë për të gjithë. Do të na mërziten bankat, se nuk do të marrin më komision. I kam kërkuar Ministrisë së Financave që qeveria duhet të dalë me një propozim, që bankat nuk duhet t’i lëmë të fitojnë. Janë bërë për të fituar, por duhet të lënë dhe të tjerët do të fitojnë”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us