Rama zbulon pse nuk del në debat me Berishën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar  ftesën për debat, që rivali i tij, Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale.

I pyetur pse e refuzon përballjen me kreun e PD, Rama tha: “Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë”.

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat.

“Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin… Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, tha Rama në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.

Lajme të tjera |  Rama për kontratën e lobimit të PD: 7×7 u bë 6 milionë. Tre patriotëve nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us