Raporti i PISA, Tabaku: Arsimi fatkeqësisht sot ndodhet në udhëkryq dhe ka një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e tij

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se rezultuati i PISA, tregon se arsimi sot në Shqipëri ndodhet në udhëkryq.

Deputetja demokrate shtoi kjo po ndikon në largimin masiv të trurit nga Shqipëria.

“Arsimi fatkeqësisht sot ndodhet në udhëkryq dhe ka një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e tij. Rezultat e Pisës që u publikuan vetëm pak javë më parë tregojnë që Shqipëria ka renditjen më të keqe historike: 77 nga 68 ku nxënësit shqiptarë fatkeqësisht janë më keq në lexim, janë më keq në shkrim, janë më keq në matematikë.

E gjithë tendenca botërore për të përdorur teknologjinë e informacionit, botën digjitale dhe për ta përfshirë në arsim ka dështuar dhe Shqipëria nuk po përfiton prej kësaj.

Kjo është nsepse arsimi sot ka buxhetin më të ulët 2.3% krahasuar me fushat e tjera.

Por është dhe çështje vizioni dhe reformash strukturore për mënyrën se si duhet orientuar arsimi: për teknologjinë, për metodat e mësimdhënies, për faktin se çfarë nxënësish do të nxjerrim nesër në tregun e punës.

Kjo që po ndikon sot në arsim, do të ndikojë nesër në ekonomi dhe fatkeqësisht po ndikon dhe në largimin masiv të trurit nga Shqipëria”, shprehet Tabaku.

Lajme të tjera |  E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us