RAPORTI: Prokuroria ka përgjuar 2675 telefona vetëm përgjatë 2023-it

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton për kriminalitetin për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve. Në kuadër të hetimeve janë përgjuar 2675 telefona në përdorim të 2492 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

Prokuroria ka regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur dhe 140 procedime me 151 të pandehur janë dërguar për gjykim.

Prokurori Çela tha se është rritur roli aktiv për hetimin e veprës penale të korrupsionit

“Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën duke filluar kryesisht 18 procedime penale, ndaj 16 të filluara në vitin 2022 dhe në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në 31 procedime penale.

Ky proces i ka shërbyer  si parandalimit dhe/ose ndërprerjes së mëtejshme të veprimtarisë kriminale, ashtu dhe goditjes/finalizimit me arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 7 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm”

Lajme të tjera |  Erdogan "qetëson" Greqinë: Nuk iu bëjmë gjë, nëse qendroni mirë

Po kështu hetimet proaktive kanë bërë të mundur që të sigurohen të dhëna jo vetëm për veprën penale për të cilën është regjistruar procedimi, por edhe për zbulimin në 6 (gjashtë) raste të kryerjes së veprës penale të korrupsionit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje, të parashikuara nga nenet 319, 319/c, 319/ç, dhe 328 të Kodit Penal në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme, që ka mundësuar kryerjen e hetimeve të mëtejshme nga ajo prokurori” tha Cela.

Gjithashtu 44 procedime penale për korrupsion janë transferuar për kompetencë në SPAK të cilët kanë regjistruar 32 procedime penale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us