Rasti i parë nga nisja e Vetingut! KPA rrëzon veten, kthen në detyrë Antoneta Sevdarin, pas Strasburgut

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari, pasi kjo e fundit dërgoi çështjen e shkarkimit të saj në Strasburg dhe e fitoi.

Pas shqyrtimit KPA vendosi rikthimin në detyrë të Sevdarit, e cila ka folur për mediat.

“Më në fund mora drejtësinë që meritoja. Sot është dita e drejtësisë, dhe nuk më mbetet t’iu them gjë tjetër veçse ajo që unë do të mbetem e përkushtuar në detyrë. Ju falenderoj edhe ju për mbështetjen që më keni dhënë në këtë proces”, tha shkurtimisht prokurorja e rikthyer në detyrë.

Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”. Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit në rrugët e brendshme.

Lajme të tjera |  Mbyllet pa fitues beteja Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë humbën shansin e artë me Manaj

Prokurorja Sevdari u konfirmua në detyrë fillimisht nga KPK në vitin 2018, për t’u shkarkuar një vit më vonë nga KPA.

Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së, për hetim jo të plotë.

Sipas Kolegjit, prokurorja Sevdari kishte probleme me pasurinë e bashkëshortit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us