Reagimi/ Demokratët Euroatlantikë: Nuk ka parti të re, vazhdon beteja ligjore për PD! Në zgjedhje me koalicion

Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë është lidhur me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhje, duke iu referuar edhe disa deklaratave tpyetur ë gazetarëve se ata po regjistrojnë një parti të re.

Zëdhënësja solli në vëmendje vendimin e Këshillit Kombëtar si dhe deklaratat e Lulzim Bashës, i cili ka theksuar se beteja për Partinë Demokratike do të vazhdojë deri në triumfin e drejtësisë, pasi kjo parti nuk mund të jetë pronë private. Ajo shtoi se në zgjedhje do të shkohet me një koalicion.

“Shqiptarët nuk do të jenë peng i zgjedhjes pa zgjidhje mes Ramës dhe Berishës. Ata do të kenë një alternativë qytetare, e cila ka dëshmuar se punon për interesat e tyre dhe jo për karrike”, u shpreh zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë për ‘rde.al’.

Lajme të tjera |  Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us