Real Madrid “derdh” milionat te Fenerbahce, shkak bëhet Arda Guler

E ardhmja e Arda Guler te Real Madrid është kthyer në një çështje shumë të diskutueshme. 20-vjeçari me praqitjet e fundit duket se ka nisur të fitojë besimin e stafit të madrilenëve, të cilët po luftojnë me çdo forcë për të tituar titullin në këtë sezon.

Që nga transferimi i Guler në Bernabeu deri në “El Claciso” ka bërë që turku të luajë 50 ndeshje. Arritja e këtij numri aktivizon një klauzolë  me Fenerbahce, për shkak të marrëveshjes mes klubeve në vitin e 2023.

Sipas “Diario AS” bëhet me dije se “Los Blancos” do të duhet të paguajnë te skuadra turke 4 milionë euro si një kompensim financiar për çdo 25 ndeshje në të cilat Guler luan.

Lajme të tjera |  Asnjë duel i humbur dhe 75 pasime të sakta/ Asllani zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes”, shikoni notën dhe statistikat e shqiptarit

Kjo do t’i japë mundësinë Fenerbahce të fitojë 10 milionë euro shtesë nga marrëveshja e bërë mes klubeve në transferimin e futbollisit.

Kujtojmë se Turku se këtë sezon me “Los Blancos” ka mundur të luajë në 37 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 8 asiste.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us