Real Madrid i falet “ruletës ruse”: Madrilenët mposhtin Manchester City, në gjysmëfinale kundër Bayern

Reali i Madridit është gjysmëfinalisti i fundit i kualifikuar pas një superndeshjeje në stadiumin “Etihad” të Manchester Cityt, duke eliminuar kshu kampionët e europës në fuqi pas gjuajtjes së penalltive.

Pas barazimit 3-3 në “Bernabeu” një javë më pare, gjithçka fillon nga fillimi në këtë ndeshje të dytë. Në minutën e 12-të Rodrigo arriti të zbllokojë ndeshjen duke shënuar golin e parë dhe të vetëm të 45 minutave të para.

Me shifrat 0-1 dhe rezultatin në total 4-3 në favor të skuadrës së Ancelotit u mbyllën 45 minutat. Në të dytën kur madrilenët po dukej se ishin të kënaqur dhe u munduan të rezistonin, pak minuta nga fundi, saktësisht në minutë e 76-të De Bryne shënon golin e barazimit duke i çuar shifrat e ndeshjes në 1-1 dhe 4-4 në total, rezultat ky që i drejtoi të dyja skuadrat dy pjesët e kohës shtesë, po rasa aty nuk u zgjidh asgjë.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Kontratë 2-vjeçare, Interi gjen zëvendësuesin e Simone Inzaghit

Në fund ishte ruleta e panlltive që vendosi gjithçka për përballjen e dy gjigandëve të Europës. Modriç humbet të pare për Realin, ndërkohë që Bernardo Silva dhe Kovaçiç i futur në shtesë pikërisht për të goditur penalltinë, humbet gjithashtu.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us