Real Madrid “tremb” Bayernin, spanjollët me lëvizje “shahisti” për të siguruar yllin e Leverkusenit

Real Madridi mund të synojë Florian Wirtzin pas emërimit të Xabi Alonsos si trajner të ri. Me një pretendent, Manchester City , tani jashtë garës për Wirtz, një tjetër mund të dalë së shpejti në garë, Real Madridi. Sipas “Radio Marca”, trajneri në largim i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka shprehur dëshirën për të vazhduar punën me gjermanin sezonin e ardhshëm te Real Madrid.

Pasi të marr drejtimin e klubit të kryeqytetit spanjoll, Alonso mund të zbatojë sistemin e tij të preferuar 3-5-2, me Wirtz që do të zërë rolin e numrit 10, ashtu siç ka bërë në mënyrë efektive te Leverkusen.

Mundësia për të vazhduar të punojë nën drejtimin e një trajneri që ai e njeh, e respekton dhe i beson në një nga klubet më të mëdha në botë mund të jetë një faktor vendimtar në planet e ardhshme të yllit të Leverkusenit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Shpërbëhet klubi i Lilles, ylli i skuadrës franceze njofton largimin nga “ujqërit”

Nëse interesi i Real Madridit është serioz, ata mund të dalin si sfidues të fortë për Bayern Munich, të cilët aktualisht shihen si favoritë për të nënshkruar me 22-vjeçarin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us