Reali i jep leksion futbolli në “El Clasico” Barcelonës, triumf bindës në finalen e Superkupës

Real Madrid ka bërë të vetën Superkupën e Spanjës, duke mundur me shifrat 4-1 në finale Barcelonën me një leksion të mirëfilltë për katalanasit që gabuan thuajse gjithçka.

Taktika e zgjedhur nga Çavi me mbrojtjen e lartë rezultoi e gabuar pasi kundër zbritjet e madrilenëve sollën dy gola të shpejtë me Vinicius, duke vulosur praktikisht fatin e sfidës. Goli i Levandovskit u duk se po hapte ndeshjen, por penalltia e Vinicius ktheu përsëri në avantazh të dy golave madrilenët në fundin e pjesës së parë.

As ndryshimet e Çavit në pjesën e dytë nuk bënë punë, pasi Raodrigo shënoi edhe golin e katërt për Realin, ndërsa Arauho praktikisht i dha fund ëndrrave për përmbysje kur la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Kështu, Reali fitoi Superkupën për herë të 13 në histori, duke regjistruar njëkohësisht ndeshjen e 21-të zyrtare radhazi pa humbje.

Lajme të tjera |  Shënoi golin e dytë në SHBA, Myrto Uzuni: Isha i uritur, punë e shkëlqyer ekipore

REAL MADRID-BARCELONA 4-1

7′, 10′, 39′ (p) Vinicius, 64′ Rodrigo / 33′ Levandovski.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us