“Reali një ekip i shkëlqyer”, Flick para klasikes: Pas humbjes në Milano nuk është e lehtë

Pas eliminimit në Champions League përballë Interit, Barcelona do të rikthehet në LaLiga këtë fundjavë. Katalanasit do të sfidojnë Real Madridin ditën e nesërme dhe në prag të këtij takimi, trajneri Hansi Flick ka dalë në konferencë për shtyp.

“Jemi mirë, pas humbjes në Milano të gjithë e dinë se nuk është e lehtë. Por po i bëjmë gjërat mirë, kemi folur për atë që duam të bëjmë në këto dy javë, janë edhe katër ndeshje.

“El Clasico” është e rëndësishme, le të themi se nuk është ndeshja më e mirë për t’u përballur pas asaj humbjeje në Champions League. Duhet të tregojmë se sa të aftë jemi të luajmë. Duhet të tregojmë besim, lojtarët janë shumë të mirë.

Lajme të tjera |  Tjetër vendim i papritur për Brojën, FORMACIONET ZYRTARE të Fulham-Everton

Real Madridi është një ekip i shkëlqyer dhe ne kemi nevojë për tifozerinë. Të gjithë e dinë se në një klasike duhet të japësh 100%. Duhet të jesh aktiv, intensiv dhe dominues.

Kampionati është gara më e ndershme, duhet të luash 38 ndeshje. Nëse arrin deru në fund dhe je i pari, është titull i ndershëm. Ne do përqendrohemi të japim gjithçka, të bëjmë mirë dhe të marrim tre pikë”, u shpreh Flick.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us