Rebelizmi vazhdon! Sonte asgjë spontane! Berisha del me letër, mban miting nga dritarja

Sali Berisha ka thyer sërish këtë të enjte masën e sigurisë të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) duke dalë në ballkon dhe duke mbajtur fjalim para demokratëve që janë mbledhur poshtë banesës së tij. Kjo e fundit ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti”. Këtë herë Berisha duket se kishte marrë dhe “masa” pasi doli në ballkon me fjalim të shkruar në letër teksa përshëndeti dhe turmën.

Pjesë e protestës u bë dhe vajza e tij, Argita Malltezi. Kjo e fundit gjatë fjalës së saj për mediat u shpreh se drejtësia është e kapur ndërsa shtoi se banon në të njëjtën shtëpi me babanë e saj.

Dhe një natë më parë Sali Berisha theu masën “Arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me akuzën e “Korrupsionit pasiv” që rëndon ndaj tij në dosjen “Partizani”. Pavarësisht se i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të, Sali Berisha mbrëmë mbajti një fjalim nga dritarja e shtëpisë, ndërsa demokratët qëndronin poshtë pallatit.

Lajme të tjera |  Rama ‘FIRMOSI’ 78 mandate të sigurta, Berisha: Shqiptarët ia kanë prerë biletën!

Nuk dihet ende nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të kërkojë ashpërësim të masës së sigurisë për të, pas kësaj shkeljeje, ndërsa avokatët e Sali Berishës e kanë ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us