Reforma Zgjedhore, Bardhi komenton deklaratën e Ramës: Kërkon të mbajë pushtetin me mjete antidemokratike

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore. Deklaratat e Ramës u bënë sot gjatë një konference me mediat.

Sipas Bardhit deklaratat e Ramës tregojnë ‘mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka kryeministri për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike’. Ai theksoi se beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.

Reagimi i Bardhit:

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us