Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se reforma zgjedhore mund të bëhet edhe pa Komision. Duke folur nga Shëngjini, Rama deklaroi se parlamentet në vendet fqinje nuk e kanë të nevojshme që gjithë parlamenti të bjerë dakord, që të bëhet Reforma Zgjedhore. Rama krahasoi maxhorancën me partizanët dhe opozitën me ballistët. Ai tha se për të votuar reformat, duhen dy partizanë.
“Asnjëra nga këto sado që janë arsye të rëndësishme, sepse është e padrejtë që njerëzit që duhet të dalin nga burgjet për shumë arsye, nuk e meritojnë që të vazhdojnë te rrijnë aty brenda si viktima te keqkuptimit, por nuk ka asnjë shans që kjo të na bëjë që të pranojmë keqkuptimin. Të pranojmë që ushtrimi i forcës fizike, përdorimi i krahëve i këmbvëve, e duarve si instrumenta force, të na imponohet për argumenta me të cilat ne nuk jemi dakord, e njëjta gjë edhe për reformën zgjedhore, ka një afat kohor, do të përfundojë dhe ta votojmë edhe pa komision.Komisioni nuk është një normë ndërkombëtare në parlamente të tjera, po ju marr vetëm dy parlamente në anën tjetër të detit apo në jug të vendit, nuk presin të bjerë dakord i gjithë parlamenti për reformat zgjedhore
Kanë ndryshuar kohët, një komision bipartizanin me një partizan dhe 7 ballistë nuk e bën dot, duhet të kesh dy partizanë, nuk i kemi më. Kemi një partizanin ktej dhe shtatë ballistë nga ngrahu tjetër. Njëri është ballist i keqkuptuar, tjetri nuk është ballist, por duket si ballist , i treti duket si këto dy të parët, por nuk është dakord asnjë me një, i katërti do të jetë me të tre, por në të njëjtën kohë nuk e merr në konsdieratë faktin se duket si ballistë dhe tre të tjerët e me rradhë janë ballistë për inerci. Mjafton që 3 ballistët e parë të japin sinjalin dhe ata mund të kthehen nga ballistë në balkerina, nga balerina në veterinere, nga veterinerë në mundësa, nga mundësa në boksier, nga boksier në doktorë, nga doktërë në specialitë të tregut të punës e më pas në tigra dhe luanë”,deklaroi Rama.