Nga Edmond Arizaj
Rama shpalli se Shqipëria i përket Perëndimit. Çdo bëjë Erdogan?!
Refuzimi publik që i bëri kryeministrit anglez, në takimin e parë historik, kur ai u soll pothuaj si me një vend kolonial (a kishin rënë dakort paraprakisht për çfarë do thoshte?!), është për t’u vlerësuar. Të tjerë kryeministra nuk do e bënin, sipas historisë.
Krerët e Evropës që janë mbledhur në Tiranë, nuk kanë ardhur me siguri për “bukuritë e pakrahasueshme” të vendit tonë, janë pothuaj lobim i plotë i Ramës.
Për keq, apo për mirë, Rama bëri një shpallje publike që prek një nga miqësitë dikur të forta të tij dhe vendit, Turqinë; ajo tashmë hyn tek dashuritë e shumta shqiptare, por e vetmja martesë është Italia.
Rama ka bërë atë kalimin e madh; Shqipëria gjithmonë ka pasur një shalë në lindje, një në perëndim, Rama shpalli se Shqipëria tashmë i përket vetëm Perëndimit. Si do sillet Erdogan?!