Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al-Nassr merkaton e kësaj vere. Aventurës së portugezit te skuadra arabe duket se i ka ardhur fundi.
Kontrata aktuale mes palëve përfundon në qershor dhe me shumë gjasa nuk do të ketë rinovim mes tyre. Kjo pasi raportohet se CR7 ka refuzuar 550 mijë euro në ditë për të vazhduar me Al-Nassr.
Dëshira e Ronaldos është që të luajë në Kupën e Botës për klube dhe në këtë mënyrë aktualisht në “tavolinë” janë 2 opsione konkrete. Botafogo dhe Ëydad Casablanca janë 2 skuadrat që kërkojnë shërbimet e portugezit.
Ekipi brazilian dhe ai maroken janë pjesëmarrës në Kupën e Botës për Klube dhe janë të gatshme të bëjnë CR7 pjesë të skuadrës së tyre. Nëse Ronaldo do të pranojë ofertën e njërit prej tyre, atëherë do të ishte një turne që do të ribashkonte sërish Ronaldon dhe Messin. Pasi siç dihet se “Pleshti” do të luajë me Inter Miamin në Kupën e Botës për Klube