Refuzoi ofertën e parë, tjetër shumë e jashtëzakonshme mbërrin për Inzagin pasi humbi titullin. Trajneri i Interit vendos që…

Simone Inzagi kërkohet me çdo kusht nga Al Hilal. Klubi arab ka përmirësuar ofertën e parë, që u refuzua nga Inzagi dhe bëhej fjalë për 20 milionë euro.

“L’Equipe” raporton se tashmë janë 50 milionë euro në tavolinën e Inzagit, që do të përfitohen në dy sezone. Burimet ndërkohë tregojnë se trajneri i Interit do të presë përfundimin e finales së Champions.

Zikaltrit do të përballen me PSG-në në Mynih dhe fokusi kryesor është pikërisht aty. Interi humbi titullin kampion në Itali dhe finalja e Champions-it është mundësia e vetme për ta mbyllur me trofe.

Inzagi është pjesë e Interit nga viti 2021. Tekniku 49-vjeçar ka edhe një vit të mbetur kontratë, megjithatë e ardhmja mund të ndryshojë më 1 qershor.

Lajme të tjera |  U shpall kampion i Italisë me Napolit, ish-lojtari i Shqipërisë uron Amir Rrahmanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us