Regjistrohet tjetër tërmet në Shqipëri

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:21 me orën lokale, është ndjerë një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 11 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash dhe është klasifikuar si një prej paslëkundjeve të tërmetit më të fortë me magnitudë 4.4 Rihter, i cili goditi vendin mëngjesin e së martës.

Lëkundja është ndjerë lehtë në Tiranë dhe zonat përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Lajme të tjera |  “Oferta që më bëri Putin”, Trump: Ishte nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndalja luftën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us