Reijnders i Manchester Cityt, Igli Tare vepron nga krahu tjetër duke transferuar lojtarin e Real Madridit

Ditën e sotme, është konfirmuar se Tijjani Reijnders do të largohet duke mbushur arkat e Milanit me 70 milionë euro. Mesfushori holandez do t’i japë lamtumirën kuqezinjve për t’u bërë pjesë e Manchester Cityt.

Ende pa u larguar 26-vjeçari holandez nga Milano, Igli Tare ka gjetur zëvendësuesin e tij. Siç raporton “TMË”, drejtori sportiv i “djallit” është kthyer nga Kroacia pas një takimi me Luka Modricin.

Igli Tare është takuar me mesfushorin kroat dhe shoqëruesit e tij për të paraqitur ofertën e Milanit. Kuqezinjtë i kanë ofruar Modricit kontratë 1-vjeçare me opsion për një vit shtesë me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Lajme të tjera |  Zvonimir Boban flet hapur: Igli Tare është njeriu i duhur, më në fund e kuptuan te Milani sa gabuan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us