Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Teksa renditi pikat kyçe, Manja nënvizoi nevojën për një angazhim më të madh në luftën ndaj krimeve kibernetike. Ministri i Drejtësisë bëri thirrje për përshpejtimin e procedurave hetimore dhe shmangien e vonesave.
Kreu i SPAK Altin Dumani shprehu rezerva mbi përmbajtjen dhe qartësinë e disa prej rekomandimeve të paraqitura nga qeveria. Dumani deklaroi se disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matëshme, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm.
“Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike. Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave,“-u shpreh Dumani.
DISKUTIMET:
Ulsi Manja: Kërkohet respektimi i të drejtave të njeriut, që duhet të jetë në qendër të punës së Prokurorisë. Kërkohet respektim i parimit të prezumimit të pafajësisë, respektimit të të drejtave proceduriale të të pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Institucionet e drejtësisë orientohen të promovojnë procedurat e posaçme, veçanërisht për të miturit dhe rastet kur vendimi mund të jepet me alternativa efektive ndaj burgimit.
Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut, duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin. Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i sekretit hetimor. Efiçensa dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji e burime njerëzore dhe zhvillim trajnimesh me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnime për antikorrupsion, krimin e organizuar dhe krimet kibernetike, duhet të jenë prioritet kombëtar. Për këtë shtyllë, një rol thelbësor do duhet të ketë edhe mbështetja e qeverisë në buxhet e burime njerëzore.
Një tjetër propozim që hapi diskutim mes kreut të SPAK dhe ministrit të Drejtësisë, ishte ai nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një strukture të re për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani u shpreh se SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se krijimi i këtyre strukturave të reja të vlerësimit do të rrezikonte të sillte një mbingarkesë burokratike
Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave. Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar. Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimev